Masakra në fshatin Reçak të Shtimes është ndër masakrat më mizore që kanë kryer forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të Serbisë ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Institucionet serbe në krye me presidentin e saj Aleksandar Vuçiq që ishte ministër në kohën e qeverisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq, ideator i luftërave në Ballkan edhe sot e mohojnë krimin që kanë bërë në Kosovë, ashtu siç nuk e pranojnë që kishte gjenocid gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.
Së fundi, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin i cili njihet me deklarata anti-shqiptare ka thënë se masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’. Ai ka treguar se Serbia po bënë film dokumentar për këtë dhe këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në afërsi të Nishit ku shteti serb po xhiron këtë film dokumentar për ngjarjet në Reçak. Sipas tij, kjo ngjarje është e trilluar.
“Agresioni i NATO-s ka filluar pas gënjeshtrave në Reçak. Në atë kohë nuk kemi qenë mjaftueshëm të mençur dhe të zgjuar që t’i tregojmë botës që kjo ishte ‘gënjeshtër’. Detyrë e kësaj gjenerate është që t’i tregoj botës që na kanë bombarduar dhe kanë bërë krime mbi ne duke u thirr në gënjeshtra”, ka deklaruar Vulin, citojnë mediat në Serbi, shkruan Telegrafi.
Vullin nuk është hera e parë që haptas akuzon NATO-n dhe shqiptarët për këtë. Ai madje shpesh në diskursin publik përdorë gjuhë denigruese për shqiptarët në Ballkan.
Pavarësisht se çfarë thotë Vullin dhe qeveria e tij, bashkësia ndërkombëtare ka sulmuar forcat ushtarake serbe për masakrat që kanë bërë gjatë luftës së fundit në Reçak dhe në vende të tjera të vendit.
Ndryshe, më 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.
Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert