Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili që prej datës 11 tetor janë të shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Lushnjes.
Burime nga Policia e Lushnjes, deklarojnë se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale e ndodhen në Greqi. Por babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë për Klan Plus, jep një version tjetër nga ai i ngritur nga policia.
Ai është i bindur se djali i tij nuk ka qenë autori.
“Unë deklaroj se nuk ka qenë djali im për arsye se djali po të kishte ardhur do të më kishte takuar. Atë e di policia në radhë të parë por që të dish një gjë. Në ngjarje të tilla nuk ecet me versione që e ka bërë filani apo e ka bërë ky tjetri. Në ngjarje të tilla duhet të jesh i bazuar në gjëra konkrete. Viktimat që rezultojnë të vdekur asnjëherë nuk kanë pasur problem me djalin tim. Po, siç dihet në qytetin e Lushnjës, gjatë gjithë kohës, personat që e akuzojnë djalin tim bashkë me policinë kanë pasur gjithmonë tendencë ndaj djalit tim”, thotë Haxhiu.
Por sipas Qamilit, nëse djali ka kryer krimin, ai do ta vari në litar.
“Në rast se e ka bërë, dënimin ia jap unë. Ia vë unë litarin i pari dhe nuk më dridhet dora fare. Ama kur ata ta nxjerrin djalin fajtor ata duhet të nxjerrin versionin e saktë”.
Sipas tyre, me familjet e viktimave kanë dhe lidhje miqësie.
“Të Jurgenit, Afrimit, Tomorrit, ata e kanë dajë burrin e motrës time. Janë çuna dajash, çuna hallash me nipat e mi, dhe nuk kanë pasur asnjë konflikt. Aq më tepër me këtë tjetrin Zamir Latifin. Unë me këta, me dajat e tyre, unë jam rritur. S’më ka lidhur ndonjë gjë, ndonjë konflikt me dajat e këtij”.
Qamili sqaron se djali i tij ka patur një konflikt dhe ai është me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares në vitin 2016 , ngjarje për të cilën djali i tij është dënuar me 21 vite e 8 muaj burg.
“Djali në momentin që është përplasur me Xhulio Shkurtin dhe Sajmo Xhelilin ka qenë sherr momental dhe jo sherr i përgatitur. Nuk kam unë asnjë punë me këta se po të ishte që do të kishim punë, do t’i kishin zgjidhur ne të mëdhenjtë këto dhe nuk do t’i lija unë atë. Të rritesh ai fëmija im, e të zgjidhte këtë hall që na ka ndodhur në ’98 dhe në 2005-n kur është vrarë nipi. Kështu që nuk kemi probleme”, thotë ai.
Për vrasjen e 11 tetorit, Qamil Haxhiu shprehet se është i gatshëm të ballafaqohet me familjarët e viktimave, për t’u dëshmuar se djali i tij nuk ka dorë në këtë krim. Në fund ai ka një thirrje për shtetin. I kërkon policisë të ruajë vajzën e tij pasi ka frikë se mund të hakmerren. /Klan+/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë