LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Studimes, Osmani: Serbia ka kryer gjenocid, historia s’mund të rishkruhet

Masakra e Studimes, Osmani: Serbia ka kryer gjenocid, historia s’mund të rishkruhet

Në 24-vjetorin e masakrës së Studimes krerët shtetërorë e familjarë të shumtë kanë bërë sot homazhe dhe kanë nderuar të rënët e luftës së fundit.

Në akademinë përkujtimore u kërkua që para drejtësisë të vihen kryesit e kësaj masakre.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se 24 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë nga forcat serbe u krye masakra më e tmerrshme gjatë luftës së Kosovës.

Osmani u shpreh se paqja e qëndrueshme afatgjate arrihet vetëm kur autorët e masakrave tw kryesa nga Serbia ndaj popullit kosovarë të vihen para drejtësisë.

Ajo tha se duhet të thuhet qartë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Përpjekja jonë e pareshtur është që krahas kujtimit për të gjithë të rënët po ashtu autorët e krimeve serbe t’i sjellim para drejtësisë. Kujtesa historike do të jetë në funksion të respektimit të kaluarës sonë të dokumentimit sikurse edhe ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme. Kjo që ka ndodhur Studime para 24 vitesh është argument i fuqishëm se historia nuk mund të rishkruhet dhe se në vitet 98’-99’ faktet historike ishin të qarta se njerëzit tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptar ata u vranë në shtëpitë dhe trojet e tyre. Andaj, sot si asnjëherë më parë duhet ta themi qartë dhe prerazi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se paqja e qëndrueshme afatgjate është e mundshme vetëm kur autorët të dalin para drejtësisë dhe kur të zbardhet fati edhe i mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe kur të gjithë ata që kryen këto krime monstruoze të paguajnë për krimet që i kryen”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se plagët janë ende të hapura, sepse mijëra familje nuk dinë se ku ndodhen trupat e më të dashurve të tyre, dhe janë dënuar sic tha ai vetëm një grusht njerëzish për gjenocidin që kanë kryer ndaj popullit të Kosovës.

Konjufca theksoi se Kosova është gjithmonë e gatshme për tu ballafaquar me Serbinë e cila nuk është penduar për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Serbia të gjitha këto krime i ka planifikuar, organizua, ekzekutua dhe plagët tona janë ende të hapura, sepse dhimbja për humbjen dhe për vrasjen e më të dashurve tanë nuk kalon kurrë. Ne i kemi plagët e hapura sepse ende mijëra familje as nuk e dinë se ku ndodhen trupat e më të dashurve të tyre, por secili prej nesh e dinë se ata ndodhen në Serbi. Dhe Serbia jo vetëm që nuk po ndryshon e jo vetëm që nuk po jep llogari për të gjitha këto krime mizore që i ka bërë, por unë mendoj se krimi po vazhdon edhe sot e kësaj dite, sepse ne të gjithë e dimë që krimineli që nuk pendohet për krimin e vetë ai është i gatshëm me përsëritë krimin që ka bërë. Kështu që ne si Kosovë duhet të jemi gjithmonë të gatshëm dhe vazhdojmë të jemi të gatshëm për një Serbi të tillë. Ne të gjithë duhet t’i bashkojmë forcat për të kërkuar drejtësi për gjenocidin, vrasjet që na ka ndodhur sepse Serbia në Kosovë i ka kryer të gjitha krimet e luftës e nëse e shihni se sa vetë janë ndëshkuar prej Serbisë kjo është e pafalshme dhe e papranueshme një grusht i njerëzve janë dënuar prej Serbisë“, theksoi ai.

2 maji është konsideruar si ditë e rëndë për Kosovën nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili tha se 24 vjet më parë në fshatin Studime të Vushtrisë u vranë e u masakruan 116 civilë të pafajshëm.

Ai tha se për këtë masakër drejtësia vazhdon të jetë e heshtur, prandaj theksoi se vetëm gjykimi i kriminelëve do t’i lehtësoj familjarët e civilëve të vrarë nga forcat serbe.

“Tani kur 24 vjet më pas ne kujtojmë masakrat më të tmerrshme dhe kur ne kujtojmë edhe heroizimin e luftës së UÇK-së, drejtësia ende është duke heshtur, dhe këto familje që sot i kemi pranë këto do të lehtësohen shumë vetëm atëherë kur drejtësia gjykon drejtë dhe kur kriminelët e marrin dënimin e merituar. Dhe çka ndodh në vend të kësaj drejtësie të cilën po e presim të gjithë tash e 24 vjet drejtësia ka marr një kahe tjetër dhe i ka vu në bankën e të akuzuarve çlirimtarët ata të cilët dhe drejtuan luftën e UÇK-së“, theksoi ai.

Djali i Avni Rashica njëri nga martirët e masakrës së Studimes, Astriti tha se për familjarët dhimbja është edhe me madhe pasi kryesit e kësaj masakre nuk janë vënë para drejtësisë.

“Kërkoj nga institucionet e Kosovë që të bëjnë çmos që kryesit e këtyre veprave dhe urdhërdhënësit t’i vënë para drejtësisë. Vetëm atëherë kur të dënohen vrasësit e më të dashurve tanë atëherë do të gjejmë një çlirim shpirtëror”, tha ai.

Në akademinë përkujtimore të kësaj masakre e pranishme ishte edhe bashkëshortja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi bashkë me djalin, Endritin. Po ashtu, pjesëmarrës ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. 24 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë forcat kriminale serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm, të cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri, dhe këta 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori