“Lirimi i tij ka qenë lajm shokues dhe i vështirë për familjen dhe ka dëshmuar që Serbia nuk është vend që punon për drejtësi. Në një mënyrë është hapur një plagë të cilën e kemi pasur përherë”
Zhgënjyes, të papranueshëm, por në një formë të pritshëm e ka cilësuar Saranda Bogujevci vendimin e gjyqësorit serb për lirimin e kriminelit Sasha Cvjetan, tre vjet para kryerjes të dënimit prej 20 vjetësh burg.
E mbijetuara e masakrës ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi, të cilave ju patën vrarë 14 anëtarë, në Info Magazine të Klan Kosovës ka rrëfyer trajektoren e jetës së saj, nga mbijetesa tek proceset gjyqësore, prej masakrës së 28 marsit 1999, deri sot.
“Nuk është përvojë që e kemi pasur vetëm ne si familje, por edhe shumë familje tjera në Kosovë. Është e vështirë kjo që ka ndodhur, por shumë e rëndësishme të flitet për të”.
Saranda Bogujevci, e mbijetuar e masakrës, në dorë mban fotografinë e Sasha Cvjetan (i dënuar me 20 vjet burg dhe i liruar tre vjet para kohe)
“Kemi marrë informata që përveç lirimit më herët i është dhënë mundësia që gjatë fundjavave të vizitojë familjen. E papranueshme është edhe ‘liria’ që i është dhënë brenda burgut. Është shumë shqetësuese që ai që prej gjykimit deri sot nuk ka treguar shenja pendimi. Atij po t’i jepej prapë mundësia do ta bënte të njëjtën”.
“Unë kam qenë vet dëshmitare prezent në proces gjyqësor. Atij nuk i vie keq për atë që ka bërë. Lirimi i tij ka qenë lajm shokues dhe i vështirë për familjen dhe ka dëshmuar që Serbia nuk është vend që punon për drejtësi. Në një mënyrë është hapur një plagë të cilën e kemi pasur përherë”.
“Ka qenë e vështirë(prezenca) sidomos në gjykimin e parë, sepse të gjithë kemi qenë fëmijë. Pas tre vjet të vrasjes së familjes ishte goxha e vështirë të ishe aty. Por ka qenë me rëndësi që të ishim aty, sepse ndryshe ata nuk do të dënoheshin fare. Gjykata e ka marrë më seriozisht çështjen sepse ka pasur vëmendje të madhe ndërkombëtare”.
“Për ne në atë kohë ka qenë me rëndësi që ata të dënohen, sepse dënimi e dokumenton krimin që kanë bërë. Kjo është shumë me rëndësi. Dënimi nuk është i mjaftueshëm, por kjo ka qenë rruga e vetme”.
“Është vetëm zhgënjyes, por ndoshta do të duhej të ishte i pritshëm(vendimi për lirimin e Cvjetan)”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në stacionin policor në Kaçanik

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Një hap konkret drejt realizimit të rrugës Tetovë – Prizren, themelohet grupi i përbashkët punues

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM, jep dritën e gjelbër për Ligjin e KPK-së

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë