LAJMI I FUNDIT:

ATK inkason 416,250 euro borxhe nga bizneset

ATK inkason 416,250 euro borxhe nga bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të premten e javës së kaluar ka inkasuar borxhe në vlerë 416,250 euro nga 18 subjekte biznesore.

Në njoftimin për media thuhet bazuar në përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve janë përzgjedhur 18 subjekte me obligime të papaguara në vlerë prej 1.8 milionë euro.

“Pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake”, thekson ATK. /Telegrafi/