LAJMI I FUNDIT:

Masa shtesë të sigurisë në aeroportin e Shkupit

Masa shtesë të sigurisë në aeroportin e Shkupit

Gjithë udhëtarët të cilët kanë rezervime për të udhëtuar nga aeroporti i Shkupit, më datat shtatë, tetë dhe nëntë gusht, në aeroport duhet të arrijnë tre deri katër orë para kohës së fluturimit.

Siç informojnë nga TAV Maqedoni, kjo është për shkak të masave shtesë të sigurisë të cilat do të ndërmerren me rastin e ndeshjes së “UEFA Super Cup” e cila do të luhet në Shkup, në stadiumin “Telekom Arena”.


Gjatë këtyre ditëve pritet fluks i madh i tifozëve të futbollit dhe turistëve që të vizitojnë qytetin e Shkupit./Telegrafi/