Është martuar producenti i njohur muzikor, Arbër Gjikolli, i njohur ndryshe si Big Bang Beats.

Ai dhe partnerja e tij, Blerina Bokshi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e së shtunës, në një nga resortet luksoze të kryeqytetit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa imazhe nga dasma, ku ndër të tjerash shfaqet edhe momenti kur çifti vallëzuan valsin e dashurisë.

View this post on Instagram

U martu edhe ky😂

A post shared by fanpage for ledrivula (@blowing.ledri) on Oct 5, 2019 at 12:39pm PDT

Ndër të ftuarit VIP, përveç vëllait të tij reperit Gjiko me bashkëshorten, prezantuesen Elita Rudi, nuk kanë munguar edhe emra tjerë të njohur nga estrada si: Ledri Vula, Lumi B, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu etj.

Producenti Arbër Gjikolli martohet me partneren e tij, Blerina Bokshi (Foto: Norik Uka)

Të veshur bukur dhe me klas, duket se të gjithë dasmorët kanë kaluar një mbrëmje të këndshme në dasmën e djalit të madh të familjes Gjikolli.

Pamje nga dasma e Arbër Gjikollit dhe Blerina Bokshit (Foto: Norik Uka)

Big Bang njihet si prodhues i shumë hiteve në industrinë muzikore, të cilat burojnë nga studioja e tij, “RedBox Entertainment”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka prodhuar këngë për emra të njohur të estradës si: Ledri, Gjiko, Lumi B, Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Dhurata Dora e shumë të tjerë.

Kështu duken Ermal Fejzullahu, Ledir Vula dhe Lumi B në dasmën e producentit të tyre muzikor, Big Bang Beats (Foto: Instagram)

Ai ndër të tjerash njihet edhe si producenti i këngës “Bonbon” të interpretuar nga këngëtarja Era Istrefi – këngë kjo e cila mori premisat e një hiti internacional. /Telegrafi/

Pamje nga dasma e Arbër Gjikollit dhe Blerina Bokshit (Foto: Norik Uka)

Pamje nga dasma e Arbër Gjikollit dhe Blerina Bokshit (Foto: Norik Uka)

Pamje nga dasma e Arbër Gjikollit dhe Blerina Bokshit (Foto: Norik Uka)

View this post on Instagram

O tdu bree ❤😭😍

A post shared by 24h.butritni (@24h__butrinti) on Oct 5, 2019 at 1:07pm PDT