Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u martuan të premten në një ceremoni luksoze në qytetin e bukur të Venecia-s.

Tashmë janë publikuar fotografitë e para nga ceremonia e bukur, ku Sanchez eci drejt altarit me një fustan të gjatë me mëngë prej dantelle nga Dolce & Gabbana.


Fustani i saj kishte një bel të ngushtë me korse, jakë të lartë dhe kopsa që zbrisnin nga qafa deri në fund, duke përfunduar me një fund në stil sirene.

Pilotja e helikopterit, 55 vjeçe, i kishte lidhur flokët në një topuz, duke lënë disa tufa përpara, nën një vello të stolisur me dantellë.

Foto: Lauren Sanchez / Vogue-Instagram

Ajo kishte vënë vathë Dolce & Gabbana Alta Gioielleria Miracolo me katër diamante të prerë nga një gur i vetëm dhe të punuar në ar të bardhë, si “diçka e huazuar”, sipas revistës Vogue.

Stili ishte frymëzuar nga fustani i nusërisë me jakë të lartë që Sophia Loren kishte veshur në vitin 1958 në filmin “Houseboat” kur u martua me Cary Grant, tregoi ajo për revistën.

“Fillimisht doja një fustan të thjeshtë, seksi dhe modern, por pastaj kalova në një fustan që përcjell një moment dhe vendin ku jam tani në jetë. Jam një person ndryshe nga ç’isha pesë vite më parë”, shtoi Sánchez.

Foto: Lauren Sanchez / Instagram

“Bëra kërkime për fotografi të nuseve të viteve ’50,” vazhdoi ajo. “Doja të reflektoja nga e kaluara, dhe pashë Sophia Loren, duart e saj ishin në pozicion lutjeje dhe ajo kishte një fustan me dantellë të lartë, deri në qafë, dhe thashë: ‘Ky është. Ky është fustani’”.