LAJMI I FUNDIT:

Martesa mbretërore: Geraldina u vesh nga Chanel, Elia zgjedh kreatoren kosovare

Martesa mbretërore: Geraldina u vesh nga Chanel, Elia zgjedh kreatoren kosovare

Në 27 prill të 1938-ës zuri vend një ngjarje e madhe që e çoi Shqipërinë në shumë media ndërkombëtare: Martesa e Mbretit Zogu I me konteshën hungareze Geraldina Appony.

Një dasëm ‘firmato’ në çdo detaj, që nga dekori e kompletet e pjatave dhe padyshim, fustani i nusërisë së Mbretëreshës Geraldinë.

Mbreti Zogu porositi fustane nusërie në dy prej shtëpive më të mëdha të modës asokohe: Chanel, dhe marka angleze Worth. Në ditën e shumëpritur të dasmës,Geraldina u shfaq me fustanin e dizenjuar nga Worth, emrin e preferuar të familjeve mbretërore nëpër botë, e më pas, në altar i bëri betimet me fustanin e dizenjuar nga Chanel.


martesa

78 vite më vonë, familja Zogu pret martesën mbretërore të Princit Leka II me Elia Zaharian. Elia dhe Princi bënë publike disa prej detajeve të martesës, por mbajtën të fshehtë emrin e dizenjatorit që do të realizonte fustanin e saj të nusërisë. E megjithatë, ata zbuluan se në këtë ceremoni do të përfshiheshin prodhime nga Kosova, një prej shoqërueseve të nuses do të ishte shqiptare nga Kosova, dhe po kështu edhe dizenjatori i fustanit.

Elia Zaharia ka zgjedhur dizenjatoren kosovare Blerina Kllokoqi Rugova. Ajo është veshur edhe më parë nga Kllokoqi Rugova, në eventet mbretërore apo shërbime fotografike, dhe ia ka besuar asaj realizimin e fustanit të nusërisë. Ndoshta edhe sepse dizenjatorja karakterizohet nga një stil përgjithësisht klasik, me ngjyra të lehta, është parë si e duhura për këtë event në Oborrin Mbretëror.

Siç u shprehën Princi dhe Elia, në këtë dasëm nuk do të mund të mungojnë ato familje që kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, dhe miqtë e tyre të afërt që jetojnë në Kosovë. Duket se në këtë ceremoni, oborri mbretëror po përpiqet të bashkojë të gjithë shqiptarët, dhe ndër vallet tradicionale që do të kërcehen do të jetë edhe Vallja e Rugovës.

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori