Kohët e fundit në mediat rozë është spekuluar për një krizë të mundshme mes tij dhe bashkëshortes, por këto foto tregojnë të kundërtën.

Bëhet fjalë për aktori e njohur për shqiptarët nga roli i ‘Mehmet Kosovës’, Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshorten Sinem Kobal.


keno 1

Në disa foto të publikuara sot nga mediat turke, çifti shfaqet duke darkuar në një jaht në Miami gjatë një turi të aktorit në Amerikën e Jugut, transmeton Telegrafi.

Të qetë dhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit aktori dhe gruaja e tij po shijojnë disa çaste të bukura mes tyre.

Ndërkohë, aktori pas pushimeve në brigjet amerikane do të fillojë xhirimet e një seriali të ri, i cili shumë shpejt do të shfaqet edhe në ekranet televizive.

Ndryshe, edhe bashkëshortja e 42-vjeçarit është duke punuar në projekte filmike, por të cilat për disa ditë i ka ndaluar. /Telegrafi/

keno 2