LAJMI I FUNDIT:

Martesa e gjatë dhe e lumtur lidhet me tiparet e personalitetit

Martesa e gjatë dhe e lumtur lidhet me tiparet e personalitetit
(Foto: Redbook)

Sipas një studimi, gratë introverte janë të kënaqura me martesat e tyre që zgjasin për një kohë të gjatë.

Introvertët zakonisht preferojnë shoqërinë e tyre dhe mund të shihen nga të tjerët si të rezervuar – megjithëse nuk është njësoj si ndrojtja.

Në mënyrë të ngjashme, gratë që janë të ndërgjegjshme janë gjithashtu më të kënaqura me jetën e tyre pas martesës. Njerëzit që janë të ndërgjegjshëm janë më të kujdesshëm, efikas dhe të vetëdisiplinuar – dhe ata synojnë arritjen.

Astrologët rekomandojnë se kur është koha më e mirë për t'u martuar në vitin 2023
Lexo po ashtu Astrologët rekomandojnë se kur është koha më e mirë për t'u martuar në vitin 2023

Autorët e studimit shkruajnë se:

“Një rezultat i tillë mund të shpjegohet me tendencën që individët e ndërgjegjshëm t’u kushtojnë më shumë vlerë qëllimeve të marrëdhënies dhe për këtë arsye individët e ndërgjegjshëm mund të përpiqen më shumë për të siguruar sukses. Ky rezultat është në përputhje me individët e ndërgjegjshëm që janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre.”

Në të kundërt, burrat ekstravertë fitojnë më shumë nga të qenit të martuar për sa i përket kënaqësisë nga jeta, ndërsa burrat introvertë fitojnë më pak, transmeton KosovaPress.

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?
Lexo po ashtu Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Përfundimet vijnë nga një studim i 2015 gjermanëve të cilët u ndoqën gjatë tetë viteve. Gjatë kësaj kohe, 468 u martuan dhe lumturia e tyre u more në studim.

Rezultatet treguan se, mesatarisht, lumturia e njerëzve arriti kulmin pranë martesës së tyre, pastaj u zbeh pas një ose dy vitesh. Megjithatë, lumturia ndryshoi me kalimin e kohës në mënyra të ndryshme në varësi të personalitetit të tyre.

Gratë introverte dhe burrat ekstravertë dolën më së miri në planin afatgjatë. Të tjerët e ndjenë rënien brenda një ose dy vjetësh. Rënia e lumturisë ishte më e mprehtë për burrat, veçanërisht për burrat introvertë, sipas autorëve.

Gjërat që nuk duhet të jenë arsye për alarm në një lidhje apo martesë
Lexo po ashtu Gjërat që nuk duhet të jenë arsye për alarm në një lidhje apo martesë

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori