LAJMI I FUNDIT:

Marshim kundër qeverisë në Itali

Marshim kundër qeverisë në Itali

Rreth 20 mijë vetë marshuan në Romë, duke protestuar kundër racizmit dhe qëndrimit të qeverisë italiane mbi emigracionin.

Ata argumentuan se, qeveria populiste italiane ka përhapur një frymë urrejtjeje, që kur erdhi në pushtet 5 muaj më parë.


Demonstruesit janë zemëruar nga një dekret i kontestuar për sigurinë, i kërkuar nga zv.kryeministri Matteo Salvini, shef i “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë, që ashpërson rregullat e emigracionit, kufizon të drejtën për azil dhe forcon rregullat antiterrorizëm dhe antimafie.

Ligji u kalua në dhomën e lartë të Parlamentit nga qeveria, e tani duhet të kalojë në dhomën e ulët për miratim.

Manifestimi i së shtunës u organizua, ndërkohë, nga grupet e majta antiracizëm dhe antifashiste. Familjet rome, që janë dëbuar së fundmi nga kampet e tyre, iu bashkuan studentëve, emigrantëve dhe refugjatëve, por edhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga e gjithë Italia, shkruan TCH.

Kryebashkiaku pro refugjatëve i Riaces, i pezulluar së fundmi, Domenico Lucano, ishte mes demonstruesve dhe denoncoi atë që ai e përshkroi si një frymë fashiste dhe raciste në Itali dhe Europë.

Me Lucanon si kryebashkiak, Riace pushtoi faqet e para të medieve, pasi u hapi dyert mijëra refugjatëve, i integroi ata në shoqëri dhe riktheu jetën në një qytezë rurale që po shuhej. Nën akuzat për favorizim të emigracionit të paligjshëm, kryebashkiaku i qytezës së vogël kalabreze u vendos nën arrest shtëpie në tetor.

Pavarësisht një gjykate, që më vonë revokoi vendimin, atij i ndalohet ende të jetojë në Riace. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori