LAJMI I FUNDIT:

Marshi një milionësh në Kili: Aktivistët shpërfillën gjendjen e jashtëzakonshme, qëndruan tërë natën përjashta duke bllokuar shumicën e rrugëve

Marshi një milionësh në Kili: Aktivistët shpërfillën gjendjen e jashtëzakonshme, qëndruan tërë natën përjashta duke bllokuar shumicën e rrugëve

Rreth një milion njerëz, marshuan në Santigo të Kilit gjatë ditës së djeshme dhe qëndruan gjatë tërë natës përjashta, në demonstratat më të mëdha deri më tani, që kur shpërthyen protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar.

Aktivistët shpërfillën gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria, që brenda 15 ditëve ndalonte daljen dhe grumbullimin, teksa bllokuan shumicën e rrugëve, duke iu kundërvu forcave ushtarake, transmeton Telegrafi.


Sikur në ditët e mëparshme, protestuesit e kanë valëvitur flamurin kombëtar, ndërsa i binin borive dhe thërrisnin slogane kundër qeverisë, ndërsa në duar mbanin pankarta, duke kërkuar të drejtat e tyre.

Trafiku në kryeqytet ka ndaluar thuajse në tërësi, sepse edhe shoferët e taksive dhe transportuesve tjerë janë në grevë, për shkak të kushteve jo të mira të jetës.

“Shënuam një ditë historike. Kryeqyteti ishte nikoqir i një marshi protestues, të rreth një milion njerëzve, që prezantojnë ëndrrën për një Kili të ri”, ka shkruar guvernatorja e Santiagos, Karla Rubilar.

Derisa marshi i ditës së djeshme ishte i qetë dhe paqësor, njëjtë nuk ka ndodhur edhe gjatë javës së kaluar, pasi që në konfrontime me policinë, 18 protestues kanë mbetur të vdekur, ndërsa janë shkaktuar edhe shumë dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori