LAJMI I FUNDIT:

Marrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

Marrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

Ministria e Infrastrukturës ua ka ndarë 17 milionë euro kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, por reshjet e fundit të borës kanë shkaktuar kaos nëpër rrugët e Kosovës. Në gjithë vendin në pjesën dërrmuese të rrugëve të enjten ka qenë vështirë e kalueshme, ndërsa vendet malore kanë qenë të bllokuara tërësisht.

Reshjet e fundit të borës, si zakonisht kanë zënë në “gjumë” kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI) për pastrimin rrugëve nga bora.

Të enjten pjesa dërmuese e rrugëve nëpër gjithë vendin kanë që qenë vështirë të kalueshme, e në vende malore të bllokuara tërësisht për shkak se 14 kompani e angazhuara për mirëmbajtje e rrugëve regjionale nuk po e kryejnë punën e tyre si duhen, ndonëse për tri vite për këtë qëllim nga ministria e Infrastrukturës do të marrin hiç më pakë se 17,2 milionë euro, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Por, përkundër gjendjes së rëndë në rrugë zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme.

Sipas tyre, qarkullimi me më vështirësi ka qenë në magjistralen Hani i Elezit-Prishtinë. /Telegrafi/