Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester City për portugezin Bernardo Silva.

Sulmuesi mund të arrijë në Kataluni në ditët në vijim edhe nëse shitja e Frenkie de Jong nuk do të realizohet, për sa kohë që ky i fundit pranon një rinovim me një pagë më të ulët.


Për Bernardo Silvën, Barça duhet të paguajë diçka më pak 50-60 milionë euro.

Jigantes” raporton se është çështje ditësh ardhja e portugezit në Spanjë.

Barcelona po nxiton të largojë Memphis Depayn ose Pierre-Emerick Aubameyangun, në mënyrë që të ketë vend të lirë për Silvan në skuadër.

Gabonezi po kërkohet nga Chelsea, ndërsa Depay është cak i Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app