LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje armëpushimi mes regjimit dhe kurdëve

Marrëveshje armëpushimi mes regjimit dhe kurdëve

Një marrëveshje armëpushimi u arrit sot mes regjimit sirian dhe forcave kurde pas një jave luftimesh të përgjakshme në Hassake (verilindje), njoftuan burime zyrtare kurde dhe televizioni shtetëror.

“Një marrëveshje armëpushimi u arrit nën ndërmjetësimin e përgjegjësve ushtarakë rusë”, theksoi në një komunikatë administrata autonome kurde.


Televizioni zyrtar sirian konfirmoi gjithashtu marrëveshjen, kushtet e të cilës ende nuk janë të qarta.