LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, Rama: Nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, kjo çështje do të ishte zgjidhur me kohë

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, Rama: Nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, kjo çështje do të ishte zgjidhur me kohë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se marrëveshja për dokumentet mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte arritur me kohë, nëse Kosova do të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur.

Ai tha se Marrëveshja me Kosovën ka konfirmuar qasjen e Presidentit Vuçiç në raport me lëvizjen e njerëzve.


“Nëse Kosova do të ishte ulur në tryezë dhe nuk do të refuzonte në mënyrë konstante, kjo çështje do të ishte zgjidhur me kohë. Nuk thashë që e ka zgjidhur kjo treshe, as që Shqipëria apo unë kemi luajtur ndonjë rol, thash thjesht këtë. Është kjo frymë, kjo rrugë, këto parime të Ballkanit të Hapur që po jetësohen dita-ditës”, tha Rama.

Firmosen katër marrëveshje në Beograd, Rama: BE të mbështesë Ballkanin për përballimin e krizës energjetike
Lexo po ashtu Firmosen katër marrëveshje në Beograd, Rama: BE të mbështesë Ballkanin për përballimin e krizës energjetike

“Marrëveshja me Kosovën ka konfirmuar qasjen e Presidentit Vuçiç në raport me lëvizjen e njerëzve”, tha Rama gjatë një konference për mediat pas nënshkrimit të disa marrëveshje me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Kryeministri tha se përveç përfaqësuesve të Turqisë dhe Hungarisë, në këtë samit ishin ftuar edhe ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë.

“Do të vazhdojmë të mirëpresim të gjithë. Ne kemi ftuar Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë. Dhe e kemi bërë publike këtë gjë. Greqia dhe Italia munguan për arsye objektive. Në Tiranë do të ftojmë edhe të tjerë, se do të duan edhe të tjerë. Mos u çuditni që një ditë edhe një nga këta të mëdhenjtë të thotë “a mund të vijë dhe unë?”. Pse të mos vijë? Janë takime shumë më pozitive sesa ato që zhvillohen në Bruksel”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori