Eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se në marrëveshjen për tabelat e automjeteve është Serbia ajo që u tërhoq, kurse Kosova ka bërë një hap modest në drejtim e mirë të Perëndimit. Ai gjithashtu tha se Vuçiq do të ishte i lumtur ta marrë veriun e Kosovës. Analisti amerikan foli edhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se është rregulli bazë i marrëdhënieve midis vendeve.
“Ju mund të parashikoni që sa herë që ka negociata, negociatorët shkojnë në shtëpi dhe thonë se kanë fituar. Është e qartë se Serbia është ajo që hoqi dorë, kurse Kosova kishte një hap modest në drejtimin e mirë të Perëndimit ”, por që ai për median serbe “N1”, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ai vlerësoi se çështja e targave është vetëm një çështje e vogël, se ka qindra të tjera, siç është çështja e personave të zhdukur dhe çështjet financiare.
“Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe unë nuk mendoj se dikush në Beograd as e imagjinon që Beogradi do të menaxhojë një shumicë prej 95 për qind të popullsisë së Kosovës. Ata thjesht po merren me menaxhimin e popullatës serbe në Kosovë dhe nuk ka dyshim se Vuçiq do të ishte i lumtur ta marrë veriun”, tha Serwer.
Serveri shtoi, megjithatë, se shumica e qytetarëve nuk do të ishin të kënaqur me një zgjidhje të tillë sepse shumica e monumenteve janë në jug të Ibrit. Prandaj, ai mendon se më mirë do të ishte që pajtimi të mos bëhet përmes ndarjes, por përmes marrëdhënieve midis dy vendeve sovrane ku popullsia serbe në Kosovë do të mbrohej.
Lidhur me masat anti-damping të aplikuara nga Qeveria e Kosovës, Serwer thotë se reciprociteti është një ide e mirë dhe se është rregulli bazë i marrëdhënieve midis vendeve.
I pyetur se çfarë mendon për frustrimin e udhëheqësve të BE-së në lidhje me marrëdhëniet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë, por edhe frustrimet e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk mund të anëtarësohen në BE, Server tha se tani është e qartë se “Serbia nuk ulet më në dy karrige”.
“Vuçiq tha qartë se nuk do ta zgjidhë çështjen e Kosovës para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, dhe ndoshta as në mandatin tjetër, nëse zgjidhet. “Pra, ai nuk është ulur më në dy karrige, por në një karrige që është drejt Rusisë dhe Kinës”, tha profesori amerikan.
Ai thekson se, nga ana tjetër, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia mbeten mjaft të orientuara drejt Perëndimit dhe anëtarësimit në BE, dhe për këtë arsye mendon se të paktën një ose dy vende mund të bëhen anëtare të BE -së para vitit 2030, “nëse janë serioze kur bëhet fjalë për zbatimin e çështjeve juridike të BE-së, ruajtjen e demokracisë dhe një shoqërie të hapur në vendet e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi