LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët.


Ky vendim i Gjykates Kushtetuese vjen në një kohë kur mazhoranca socialiste kishte parashikuar për ta miratuar marrëveshjen në seancën e kësaj të enjteje.

Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.

Po ashtu, Holta Zacaj pas vendimit në një kominikim me gazetarët bëri me dije se kjo vendimmarrje do i njoftohet menjëher Kuvendit, i cili është i detyruar të ndërpresë procedurat parlmmetare për ratifikimin në seancën plenare.

“Kushtetuesja” ka vendosur vetëm për ankimin e bërë nga 30 deputët e PD, ku janë edhe Bardhi e Berisha.

Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulëzim Basha, Kushtetuesja ende nuk e ka marrë në shqyrtim, raporton euronewsal.