LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për autostradën ende e panënshkruar

Marrëveshja për autostradën ende e panënshkruar

Qeveria ende nuk ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikano-turke “Bechtel & Enka”, ndonëse ka arritur marrëveshje me këtë kompani për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar

Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit thonë se kontrata do të nënshkruhet së shpejti. Ndërkaq, deputetë të opozitës kritikojnë Qeverinë për mungesë transparence në këtë proces.

“Tash jemi në fazën përfundimtare. Marrëveshja vetëm është aprovuar nga Qeveria, të cilën e ka rekomanduar Komiteti Ndërministror i udhëhequr nga Ministri Fatmir Limaj. Janë disa çështje procedurale, të cilat i parasheh ligji, duhet pritur një kohë të shkurtër, që të plotësohen të gjitha procedurat në kuptimin e administratës, që më pas edhe të nënshkruhet kontrata”, thotë zëdhënësi i MTPT, Xhevdet Pozhari

Nga ana tjetër, deputetë të opozitës kritikojnë Qeverinë për mungesë transparence dhe paqartësi rreth këtij projekti.
Donika Kadaj-Bujupi, nga AAK-ja, ka kërkuar që projektet e rëndësisë kombëtare të debatohen në Kuvend dhe të jepen informata të qarta.


“Ka ndodhur shumë shpesh që Qeveria ka thënë diçka dhe ka vepruar diçka krejt tjetër. Prandaj, ne, kërkojmë që të kemi të dhëna me shkrim në Parlamentin e Kosovës, në formë raporti, se a është nënshkruar, nëse është nënshkruar, cilat janë kushtet, kostoja, cila do të jetë mënyra e zbatimit, kur qytetarët e Kosovës do të mund të gëzojnë këtë autostradë dhe, cili do të jetë çmimi për këtë autostradë. Deri më sot nuk ka pasur transparencë”, ka thënë Bonika Kada-Bujupi.

Edhe Besa Gaxherri, nga LDD-ja, thotë se nuk kanë informata zyrtare rreth marrëveshjes për autostradën, qoftë si deputetë apo si Grup Parlamentar brenda Kuvendit:

“Kjo, realisht, të bën me u shqetësue, e natyrisht edhe me dyshue. Vetë Ministri, sa kemi mundur me e përcjellë, përmes mediave, nuk ka asgjë konkrete se sa kushton rruga, si është marrëveshja e tjera. Megjithatë, ne do të bëjmë përpjekje që të kërkojmë dokumentacion dhe transparencë lidhur me autostradën”, thotë Gaxherri.

Naim Rrustemi, deputet i pavarur, thekson se marrëdhëniet kontraktuale duhet të jenë shumë të qarta.

“Marrëdhënie të formave aq pezull, pa aq shumë detale, nuk di a janë marrëveshje reale, ato po duken si me i bë për hajr, e më vonë merremi vesh. Kisha pasë qef me e pa të nënshkruar saktë, me data, me forma të pagesës, me afate kohore të përmbushjeve, me tejkalim të kontratës, kush janë kontraktorët lokalë, kësaj i kishim thënë marrëveshje”, thotë Rrustemi.

Ndryshe, sipas përfaqësuesve të Komitetit Ndërministror, autostrada do të ndërtohet segment pas segmenti dhe do të fillojë të punohet në ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafë të Dulës. Më pas, Qeveria, do të marrë vendim se a do të vazhdojë në rrugën në drejtim të Carralevës, apo do të gjejë rrugë tjetër alternative. Kostoja e rrugës është thënë se do të jetë rreth 700 milion euro, ndërkaq, kompania është zotuar që për 36 muaj do ta përfundojë ndërtimin e autostradës. /rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori