LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Gjermaninë, hap drejt migracionit të ligjshëm të punës

Marrëveshja me Gjermaninë, hap drejt migracionit të ligjshëm të punës

Shqipëria dhe Gjermania do të bashkëpunojnë për nxitjen e migracionit të ligjshëm të punës dhe frenimin e migracionit të parregullt.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për projektin “Këshillimi për migracionin në Shqipëri”, synon forcimin e kontributeve të migrantëve për zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës dhe përmirësimin e kushteve për migracionin e ligjshëm në vendet e përzgjedhura partnere.


Komisioni i Kuvendit për Ekonominë, diskutoi sot projektligjin nëpërmjet së cilës institucionet përkatëse synojnë të luftojnë migracionin e parregullt, duke ofruar informacion për rrugët e ligjshme të migracionit të punës dhe duke informuar lidhur me arsimin dhe formimin profesional e perspektivat e tregut të punës, si në Gjermani, ashtu edhe në Shqipëri.

Bashkëpunimi do të fokusohet në fushat e këshillimit për migracionin dhe, më konkretisht, në këshillimin dhe informimin e grupeve të caktuara mbi mundësitë e migracionit të ligjshëm të punës dhe perspektivat e arsimimit dhe të punësimit në Shqipëri; përditësimin dhe ofrimin e materialeve informative rreth migracionit të punës, mundësitë për hyrje në tregun gjerman të punës dhe trajnimet përkatëse për personelin e sporteleve të migracionit etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori