LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg i mbijeton votës për ta udhëhequr Facebookun

Mark Zuckerberg i mbijeton votës për ta udhëhequr Facebookun
Mark Zuckeberg, themelues i Microsoft

Në takimin e përgjithshëm vjetor të Facebook, aksionarët kishin mundësinë për të votuar për udhëheqjen e Mark Zuckerberg, i cili është shef ekzekutiv i kompanisë si dhe kryetar i bordit drejtues dhe ka kontroll mbi 60 për qind të fuqisë votuese.

Disa investitorë i kanë bërë thirrje që të japë dorëheqjen si kryetar, pasi vetëm kjo do ta ndihmonte të fokusohej më shumë në drejtimin e kompanisë.

Sipas investitorëve, ai mund të inspirohet nga Larry Page i Google dhe Bill Gates i Microsoft, të cilët janë themelues të kompanisë por jo kryetarë bordi.

Pavarësisht skandaleve të shumtë vitin e fundit, në lidhje me mbrojtjen dhe privatësinë e të dhënave, Facebook ka tejkaluar vlerësimet për rritjen e të ardhurave dhe vazhdon të shtojë anëtarë të rinj.

Të gjitha lajmet nga Mark Zuckerberg
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mark Zuckerberg

Në takimin vjetor, Zuckerberg refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së aksionarëve se përse ai nuk emëron një kryetar të pavarur të bordit. Ai përsëriti qëndrimin e tij se rregullatorët duhet të vendosin rregullat rreth privatësisë dhe përmbajtjes për Facebook. /Telegrafi/