LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckenberg, njeriu i tretë më i pasur i botës

Mark Zuckenberg, njeriu i tretë më i pasur i botës

Në moshën vetëm 36-vjeçare, Mark Zuckenberg është njeriu i tretë më i pasur i botës.

Billionare index e Bloomberg, që rendit njëri pas tjetrit më të pasurit e botës, shkruan ndërsa disa manjatë kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të shpërthimit të pandemisë së covid 19, themeluesi i Facebook ka shtuar pasurinë duke arritur një vlerë prej 89 miliardë dollarësh.

Falë situatës së krijuar, Zuckenberg ka mundur të ngjisë disa shkallë në klasifikim, duke lënë pas edhe pronarin e markave luksoze Bernard Arnault dhe financierin Warren Buffet.

Sipërmarrësi francez në fakt ka humbur në muajt e fundit plot 21 miliardë euro, duke kaluar nga një pasuri prej 94 miliardë euro në vetëm 73 miliardë. Humbje të mëdha ka pësuar edhe magjistari i omahas, sic quhet Buffet, që ka parë t’i digjen rreth 20 miliardë euro dhe që sot ka një pasuri prej 63.5 miliardë eurosh.

Vetëm një vit më parë, pasuria e Zuckenberg ndërkohë ishte 66.5 miliardë euro, por muajt e fundit, Facebook ka regjistruar të dhëna financiare më të mira nga sa parashikohej, me një performancë të shkëlqyer në bursa.

Por Zuckenberg nuk është i vetmi personazh në botën e teknologjisë që ka parë një rritje të jashtëzakonshme të pasurisë së tij në muajt e fundit. Performanca më e pabesueshme është ajo e Jef Bezos.

Njeriu më i pasur i botës dhe pronari i Amazon, nga fillimi i vitit e ka shtuar pasurinë e tij me 23 miliardë euro, suke shkuar në rreth 135 miliardë euro.

I qëndrueshëm është ndërkohë në klasifikim Bill Gates, themelues dhe ish drejtues i Mikrosoft. Filantropi amerikan mbetet personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 100 miliardë eurosh./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori