LAJMI I FUNDIT:

Mark Noble nënshkruan kontratën e re me West Ham – 18 vite shërbim një klubi, pensionimi vitin e ardhshëm

Mark Noble nënshkruan kontratën e re me West Ham – 18 vite shërbim një klubi, pensionimi vitin e ardhshëm

Mark Noble dhe West Ham kanë njoftuar se kapiteni e ka zgjatur kontratën deri në qershor të vitit 2022.

Në të njëjtën kohë, mesfushori njoftoi se kjo do të jetë kontrata e tij e fundit dhe se në fund të saj do të pensionohet nga futbolli.

Mesfushori që mbush 34 vjet në maj është lider i vërtetë i ‘çekiçëve’, pasi debutimin e ekipit të tij të parë me këtë klub e bëri në moshën 17 dhe që atëherë ai ka luajtur 520 ndeshje deri më tani. Ai gjatë kësaj kohe kishte vetëm dy huazime: Hull City dhe Ipswich Town.

Mark Noble do të pensionohet pas 18 vitesh te West Hami.

Mesfushori që është për një kohë të gjatë dhe kapiteni i klubit ka nënshkruar një kontratë të re – dhe përfundimtare – një vjeçare me Hammers.

Noble këtë sezon ka luajtur më pak (tri ndeshje në Ligën Premier), për shkak të formë së mirë të Declan Rice dhe Tomas Soucek në mesfushë.

Por trajneri David Moyes ende e sheh lojtarin si pjesë jetike të skuadrës së në fushë ashtu edhe jashtë.

Në një letër të hapur në faqen e West Ham, Noble tha: “Unë jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me klubin, deri në verën e vitit 2022. Unë gjithashtu kam vendosur, pas shumë bisedash, që sezoni 2021/22 do të jem i 18-ti dhe i fundit si lojtar i ekipit të parë në West Ham United. Është një vendim që e kam marrë pas shumë diskutimesh me familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në klub”.

“E para dhe më e rëndësishmja, unë ende besoj fort se kam shumë për të ofruar në fushë. Unë nuk do të kisha nënshkruar një kontratë të re nëse nuk do të ndieja se mund ta bëja ose t’i sillja vlerë ekipit. Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë emocionues për mua, por tani nuk është koha për reflektim ose kthim prapa në karrierën time”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori