LAJMI I FUNDIT:

Mark Gjonaj betohet si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut

Mark Gjonaj betohet si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara shënon një tjetër përfaqësim të saj në nivelet e larta të përfaqësimit, këtë herë si pjesëmarrëse në pushtetin vendor.

Me një ceremoni inauguruese, Mark Gjonaj dha betimin si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.


Ky është posti i dytë i Mark Gjonajt, pas shërbimit pesëvjeçar si asambleist i Nju Jorkut e me këtë, si shqiptari i parë në historinë e emigracionit tonë brënda legjislativit të shtetit amerikan.

Pas 5 muajsh të fitores së zgjedhjeve brëndapartiake si dhe pas 3 muajsh së mposhtjes së kundërkandidatiti të tij republikan në garën për postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të distriktit të 13-të të qytetit të Nju Jorkut, në Herbert Lehman Educational Campus, në Nju Jork, në ceremoninë inauguruese në të cilën merrnin pjesë autoritete të larta të shtetit amerikan, përfaqësues diplomatik të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe nga komuniteti shqiptar në SHBA, asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj dha betimin për këtë post.

Me këtë rast, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku tha se Kosova ndjehet krenare me të arriturat e Gjonajt.

“I dashur Mark.

Ne të gjithë në Kosovë jemi krenar me ju. Jemi krenar me pozitën tuaj të re e cila do të jetë me siguri një sfidë e re për ju. Karriera juaj politike në njërën anë është një shembull i ndritur  i respektit ndaj familjes, traditës dhe rrënjëve shqiptare, ndërsa në anën tjetër është konfirmimi më i mirë i realizimit të ëndërrës amerikane, e cila me siguri do të shërbejë si një udhërrëfyes për shumë shqiptarë të tjerë të cilët jetojnë në këtë vend madhështor. Neve, vetëm disa javë na ndajnë nga Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe ekzistenca jonë si shtet. Por, ne kurrë s’ do të bëheshim shtet pa mbështetjen politike, diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndaj ne do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës shtetit dhe popullit amerikan”, tha ambasadorja Çitaku, e cila falënderoi edhe komunitetin shqiptar në Amerikë, i cili kishte një rol të çmueshëm në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në qarqet e shtetit amerikan, transmeton RTK.

I lindur dhe i rritur në Bronks të Nu Jorkut, si bir i një emigranti shqiptar, Mark Gjonaj diplomoi në fushën e Marketingut në St.John’s University.

I inkurajuar nga dashuria e familjes, miqve dhe komuniteteve si dhe motivuar nga vështirësitë nëpër të cilat kaloi familja e tij dhe nga mundësitë e mëdha që ua ofroi atyre shteti amerikan, Gjonaj, i cili prej vitit 2012 deri në vitin 2017 shërbeu si asambleist në distriktin  80-të, ai për të dytën herë bëri histori me fitoren e garës për postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak, të distriktit të 13-të në Bronks të  Nju Jorkut. Ndërsa, sot, ai kurorëzoi fitoren me betimin për këtë post në këtë ceremoni të veçantë inauguruese ku ishte i përcjellur nga bashkëshortja Roberta, të dy djemtë Nikolas dhe Josef, familja e gjër% miqtë si dhe nga komuniteti shqiptar, të cilët i bëri krenar gjithmonë.

Përderisa grupi muzikor “Rozafati” nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, e cila vepron brënda Kishës Katolike Shqiptare,në NY, me një program kulturoro-artisitk përmbylli ceremoninë duke prezantuar brenda këtij metropoli botëror vlerat e çmueshme e të lashta kulturore shqiptare, me të cilat radhitemi denjësisht përkrah popujve të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori