LAJMI I FUNDIT:

Mark Frroku dënohet me 7 vite e gjysmë burg (Video)

Mark Frroku dënohet me 7 vite e gjysmë burg (Video)

Ish-deputeti Mark Frroku dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim. I tillë ka qenë vendimi i marrë mesditen e së premtes nga Gjykata e Tiranës, e cila e gjeti fajtor Frrokun për 3 akuza, por jo për atë të vrasjes, që ishte edhe akuza më e rëndë.

Sipas vendimit të trupit gjykues, kryesuar nga Klorinda Çela, Mark Frroku u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1990, në Belgjikë. Por, nga ana tjetër, gjykata e gjeti fajtor Frrokun për 3 akuza të tjera: fshehje të pasurisë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe ndërtim i paligjshëm, raporton TCH.


Dhe për këto 3 akuza u dënua me 7 vjet e 6 muaj burgim, si dhe me dënimin plotësues për të mos u zgjedhur për 4 vite në funksione publike. Ndonëse i pandehuri Frroku u arrestua në kohën që ishte deputet, si i dyshuar për akuzën e vrasjes, tanimë dënimin me burgim do ta bëjë për akuza të tjera, të cilat prokuroria i ka ngritur pas arrestimit të tij.

Në lidhje me këtë dënim, avokati i Frrokut ka këtë reagim: “Do t’i drejtohemi Gjykatës së Apelit, jo vetëm për të kundërshtuar këtë vendim, por për të realizuar një tjetër ekspertim kontabël mbi përllogaritjen e pasurisë, pasi ekspertiza që mori për bazë Gjykata e Shkallës së Parë nuk është e saktë dhe në kundërshtim me ligjin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori