LAJMI I FUNDIT:

Marinarja e re akuzohet për bllokimin e Kanalit të Suezit

Marinarja e re akuzohet për bllokimin e Kanalit të Suezit

Marwa Elselehadar është një marinare e re, por është tronditur nga thashethemet se ajo është fajtore për bllokadën e fundit të Kanalit të Suezit.

29-vjeçarja, përndryshe kapitene e parë egjiptiane e anijes, mbeti e habitur. “Më duket se dikush po më akuzon mua për bllokadën e fundit të anijes në Kanalin e Suezit, ndoshta sepse unë jam një grua e suksesshme në këtë biznes ose sepse jam egjiptiane”, i tha ajo BBC-së duke komentuar artikuj të rremë në gjuhën angleze që pretendohet se filluan të shfaqeshin në Arab News, duke e akuzuar atë për  bllokimin e anijes Ever Given në Kanalin Suez, transmeton Telegrafi.


Lajmi shumë shpejt filloi të përhapet në rrjetet sociale, por shumë shpejt u bë e qartë se ishte një fotomontazh.

Marwa nuk ishte aty afër vendit të bllokimit. Si oficere e parë, ajo ishte në bordin e Aida IV, qindra milje larg në Aleksandri, por kishte frikë se lajmet e rreme mund të ndikonin në të ardhmen e saj në një profesion të dominuar nga meshkujt, tha ajo. Nga të gjithë detarët e botës, vetëm dy për qind janë gra, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Detare.

“Ky artikull i rremë në anglisht është përhapur në vende të tjera. Unë kam bërë një përpjekje të madhe për të mohuar atë që thotë, sepse ndikon në reputacionin tim dhe përpjekjen që bëra për të qenë aty ku jam tani”, thotë Marwa, e cila gjithashtu shkruajti se ishte diplomuar nga Akademia Detare, megjithëse deri në atë kohë merrnin pjesë vetëm burra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori