Mariçiq: Vendimi për lirimin e Mijallkovit e zvogëlon besimin tashmë të lëkundur në gjykata
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për lirimin e Sasho Mijallkovit nga paraburgimi e zvogëlon besimin tashmë të lëkundur të qytetarëve në gjykata, ka shkruar në Facebook ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.
Kujtoj, shkruan ministri i Drejtësisë, se Mijallkov ishte një person në një rrezik real për t’u arratisur dhe për cilën ngjarje është shqetësuar opinioni në Maqedoni.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti, të cilët e morën këtë vendim, duhet t’i sqarojnë opinionit se për çfarë arsye e kanë marrë një vendim të tillë dhe si do të marrin përgjegjësi nëse ekziston rreziku i arratisjes sërish.
Edhe pse gjykata është e pavarur, ajo është e detyruar të shpjegojë publikisht vendimet e saj në mënyrë që qytetarët t’i besojnë gjyqësorit.
“I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor që të hetojë arsyet mbi të cilat gjyqtarët e morën këtë vendim”, ka shkruar Mariçiq.
Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov sot u lirua nga burgu pas Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë prej 11.106.501 euro/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251