LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Shoqëria e Maqedonisë është pjesë e NATO-s, duhet sa më shpejt të jetë edhe pjesë e BE-së

Mariçiq: Shoqëria e Maqedonisë është pjesë e NATO-s, duhet sa më shpejt të jetë edhe pjesë e BE-së

Zëvendëskyreministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në tre vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO theksoi se anëtarësimi është vërtetim të përpjekjeve shtetërore dhe reformave, të cilat sot duhet të jenë nxitje për vazhdim drejt rrugës për në BE.

“Anëtarësimi në NATO është një konfirmim dhe njohje e përpjekjeve tona afatgjata shtetërore dhe reformave gjithëpërfshirëse. Ky është suksesi ynë i përbashkët për të cilin jemi krenarë dhe që tani duhet të jetë nxitja jonë për sfidën e radhës, që është vazhdimi i procesit të negociatave me BE-në. Sot jemi shtet anëtar i NATO-s dhe qëndrojmë edhe më të përgjegjshëm për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të shtetit”, tha Mariçiq para ambasadorëve.

Ai shtoi se “përmbushëm një nga prioritetet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit dhe siguruam vendin në familjen euroatnatike”, kurse sot, sipas tij, duhet të fokusohemi te obligimet që janë për në rrugën evropiane.

“Ne po festojmë tre vjet siguri, stabilitet, siguri dhe po mendojmë për detyrat dhe detyrimet e radhës serioze që na presin. “Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës tregoi se sado absurd të tingëllonte ndryshimi i Kushtetutës pesë vjet më parë, sot ne shohim se sa i rëndësishëm është anëtarësimi në NATO për ne”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori