LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: 53 milionë euro për RMV-në nga BE-ja për investime në energjetikë dhe ambientin jetësor

Mariçiq: 53 milionë euro për RMV-në nga BE-ja për investime në energjetikë dhe ambientin jetësor

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se janë miratuar edhe tre projekte të tjera nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, përmes thirrjes për grante investive në vlerë prej 53.015.968 euro.

“Sot mora një lajm të madh nga Brukseli, të cilin e ndaj menjëherë me ju. Komisioni Evropian miratoi 53.015.968 euro për Maqedoninë e Veriut, për tre projekte të reja për zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor, përkatësisht: Renovimi i gjashtë hidrocentraleve, ndërtimi i një parku me erë në Bogdanci dhe ndërtimi i qendrave rajonale për mbeturina solide në rajonin e Pollogut, Pellagonisë, Vardarit, Jugperëndim dhe Juglindor, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, bëri të ditur zëvendëskryeministrja Mariçiq.


Mariçiq, si Koordinator Nacional i IPA-s, konsideron se fondet evropiane dhe ndihma e donatorëve të huaj janë të një rëndësie të madhe për pavarësinë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit, dy fusha që sjellin një përmirësim serioz të cilësisë së jetës për qytetarët e Maqedonisë.

“Kjo është ndihmë për shtetin që të kryejë reformat, por edhe të arrijë standardet evropiane më shpejt dhe më lehtë duke përmirësuar mjedisin dhe duke përmirësuar infrastrukturën”, thekson Mariçiq.

Deri në fund të korrikut të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian miratoi katër projektet e para të investimeve për zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori