Margot Robbie u shfaq në një pamje mahnitëse në Jimmy Kimmel Live në Hollywood të hënën, duke sjellë atmosferën e personazhit të saj Catherine Earnshaw nga Wuthering Heights.

Aktorja 35-vjeçare, e cila luan përkrah Jacob Elordi si Heathcliff, veshi një fustan dramatik të zi transparent me dantella, të kombinuar me taka të larta dhe syze të errëta.


Flokët e saj biondë ishin stiluar në valë perfekte dhe ajo i shtoi pamjes vathë të varur argjendi, shkruan DailyMail.

Gjatë intervistës, Robbie foli për skenat e puthjes me Elordin dhe për interpretimin e regjisorit Emerald Fennell, duke sqaruar se në roman personazhet Catherine dhe Heathcliff nuk janë puthur kurrë me të vërtetë.

Ajo pranoi me humor: “Po, ne puthemi shumë”, duke shtuar se puthjet ndodhin kudo në pronë.

Margot, e martuar me producentin Tom Ackerley, tha se publikimi i filmit në Ditën e Shën Valentinit ishte një zgjedhje e qëllimshme dhe se e kishte parë filmin me shoqe të saj për një eksperiencë argëtuese.

Ajo gjithashtu foli për krahasimet që mund të bëjnë shikuesit midis Elordit si Heathcliff dhe rivalit Edgar Linton, duke pranuar me shaka shqetësimin e saj se kjo mund të krijojë debat tek çiftet.

Robbie gjithashtu rrëfeu lidhjen e veçantë me bashkë-yllin e saj gjatë xhirimeve. “Jam shumë e varur nga njerëzit me të cilët punoj”, tha ajo, duke shtuar se gjatë dy ditëve të para në shesh xhirimi ishte gjithmonë e vetëdijshme për praninë e Jacob Elordit.

Edhe vetë aktori konfirmoi se kishin një ‘obsesion të ndërsjellë’, duke qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit gjatë xhirimeve.

Filmi i ri, i cili publikohet së shpejti, ofron një interpretim modern dhe emocional të romanit klasik të Emily Brontë, ndërsa Robbie dhe Elordi sollën një dinamikë të gjallë dhe plot tension në ekran. /Telegrafi/