LAJMI I FUNDIT:

Margariti: Shumë pranë ngritjes së Muzeut të Hebrenjve në Vlorë

Margariti: Shumë pranë ngritjes së Muzeut të Hebrenjve në Vlorë

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, në një takim me veprimtaren e diasporës shqiptare në Izrael, Felicita Jakoel, diskutuan për ngritjen e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë.

“Ministria e Kulturës mbetet e angazhuar në një mbështetje institucionale për këto nisma që evokojnë përvojën thuajse unikale të shqiptarëve për shpëtimin dhe ruajtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me juristin Agron Alibali diskutuam për nismën private dhe të pavarur të një grupi aktivistësh shqiptaro-hebraiko-amerikanë për kthimin në atdhe të trashëgimisë bibliotekare dhe arkivore të albanologut të shquar, Norbert Jokl”, u shpreh Margariti për këtë takim. “Ka ardhur koha të vendosim në vend amanetet. Amanete që na mbërrijnë nga veprimtarja e shquar, Johanna Gerechter Neumann, familja e së cilës erdhi në Shqipëri pikërisht 80 vjet më parë dhe ishte një nga mijëra familjet hebre të shpëtuara. Trashëgimia e Joklit në tërësi ende mbetet e pakthyer”.