Nga 300 shtëpi sa kishte dikur, tani aty janë të banueshme vetëm 17 prej tyre. Banorët ankohen për mungesë të transportit publik, derisa mburren me bukuritë e fshatit.
Banorët e fshatit që merren me bujqësi, blegtori e të tjera, ndërkohë që flasin me nostalgji për vitet e mëparshme, thonë se jeta në fshat ka ndryshuar shumë.
“E vërteta është që Mareci nuk ka transport publik, nga fshati janë shpërngul një numër i madh i banorëve, po ka ende banorë që jetojnë këtu, ka fëmijë që udhëtojnë, punëtorë që shkojnë në punë, por kushtet janë shumë të vështira për të udhëtuar prej fshatit në qytet”, tha për RTK-në Zymer Haxholli, banor i fshatit.
Derisa njëri banor e ka braktisur shtëpinë kaherë në fshat, tjetri ka investuar përskaj në një shtëpi. Manush Gërbeshi i cili prej vitesh jeton në Gjermani, përshkruan me dashuri mallin për vendlindjen nga pika më e lartë e fshatit, nga e cila shihen bukuritë e Marecit dhe rrethinës.
“E kam një dashuri shumë të veçantë për Marecin, mirëpo në krahasim me atë kohë kur kam emigru unë edhe në bazë të banorëve, është me të vërtetë një tragjedi e shoh unë, e kanë lëshu pothuajse mbi 90%. Këtë pjesë pleqtë tonë e quajshin ‘Stamulli’. Është traditë 500- vjeçare dmth që ka met ky ven, gjoja se e sheh Stambollin. Ashtu e kanë përshkru pleqtë tonë. Është pika më e nalt, dikun 1212 metra, mos gabofsha, lartësi mbidetare, po edhe doken deri bjeshkët e Maqedonisë edhe Shqipërisë dhe është e veçanta se e ka një pamje 360 shkallë”, tha Manush Gërbeshi, mërgimtar.
Braktisja masive e fshatit vërehet edhe në shkollën fillore “Fan Noli”. Ish-nxënësi i saj, Nasuf Gërbeshi thotë se dikur shkolla kishte qindra nxënës.
“Unë kur kam qenë në këtë shkollën fillore këtu ‘Fan Noli’ në Marec, përpara luftës ka pasë diku, përafërsisht, mbi 200 nxënës, tash për momentin janë vetëm 19. Numri i nxënësve që bie kaq dukshëm ka ndiku për arsye se kanë emigru njerëz nga fshati, sidomos në kohën e luftës dhe shumica prej tyre nuk janë kthy mo në fshat, pastaj kemi emigrimin e njerëzve nëpër shtetet e ndryshme të Evropës, botës etj”, shtoi Nasuf Gërbeshi.
Fshati Marec ka një sipërfaqe prej 112 mijë metra katrorë, që e bën ndër fshatrat më të mëdhenj të Prishtinës. Qysh prej përfundimit të luftës së fundit të vitit 1999, banorët e këtushëm ia vendosën emrin e ri- Merion.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?