LAJMI I FUNDIT:

Maraj është i gatshëm të dëshmojë në Gjykatën Speciale (Video)

Maraj është i gatshëm të dëshmojë në Gjykatën Speciale (Video)

Ish-këshilltari i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka shprehur gatishmërinë për të qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale, për të ndihmuar në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ai ka thënë haptas se nëse i kërkohet, është i gatshëm që të jetë i pari dëshmitar i kësaj gjykate për të kontribuar në zbardhjen e krimeve që kanë ndodhur vite më herët.


Maraj ka shtuar se roli i tij, në zbardhjen e krimeve të pasluftës, e në veçanti të atentatit ndaj presidentit Rugova, do të ishte shumë më i rëndësishëm nëse ai do ishte pjesë e institucioneve vendore.

Ai ka thënë se “nëse do ishte brenda institucioneve do të ndihmonte më shumë sesa mund të bëjë nga jashtë”. /GazetaTribuna/