LAJMI I FUNDIT:

Maqineria shkel për vdekje një punëtorë në autostradën Shtip-Milladinovc

Maqineria shkel për vdekje një punëtorë në autostradën Shtip-Milladinovc

Një punëtor i ndërtimtarisë nga Rankovci i Kriva Pallankës ka vdekur në një fatkeqësi të rëndë në vendin e tij të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

T.F është shkelur nga maqineria e ndërtimit në autostradën e re Shtip-Milladinovc, në afërsi të fshatit Krividoll.


Punëtori ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse vdekja është konstatuar nga ekipi i ndihmës së shpejtë. Kolegët e tij të punës thonë se nuk kanë parë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Policia ka kryer ekspertizën e duhur, ndërkaq trupi është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/