LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni,takim ndërmjet RDM-së dhe Partisë së gjelbër të Shqipërisë

Maqedoni,takim ndërmjet RDM-së dhe Partisë së gjelbër të Shqipërisë

Deputetja Maja Moraçanin dhe disa këshilltarë në Bashkinë e Shkupit nga partia RDM, sot realizuan takim me kryetarin e partisë së gjelbër të Shqipërisë, Indrit Abdijaj dhe sekretarin e partisë, Renato Haxhiaj.

Në këtë takim është biseduar për problemet ekologjike me të cilat ballfaqohen Maqedonia dhe Shqipëria, ku u theksuan problemet me mbeturinat, ndotja nga kapacitetet e mëdha industriale dhe ndotjen e tepërt të ajrit.

Partia e gjelbër shqiptare shprehu përkrahjen e saj për RDM-në dhe organizatat qytetare kundër hapjes së xeheroreve për ar dhe bakër, të cilët janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin jetësor. Në këtë takim u theksua gatishmëria për bashkëpunim më intensiv të partive të gjelbërta nga rajoni./Telegrafi/