LAJMI I FUNDIT:

Maqedonisë do t’i duhen të paktën edhe 100 milionë euro për t’u ballafaquar me krizën energjetike

Maqedonisë do t’i duhen të paktën edhe 100 milionë euro për t’u ballafaquar me krizën energjetike
Foto: Ilustrim

Për momentin, shteti nuk do të ndajë më para nga buxheti për të ndihmuar termocentralet shtetërore për të mbuluar koston e prodhimit të energjisë elektrike.

EMV-ja do të marrë hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Nuk dihet ende saktësisht se sa do të merret kredia, megjithëse vlerësimet fillestare të EMV-së janë se deri në fund të vitit do të nevojiten 100 milionë euro shtesë për të prodhuar energji elektrike.

“Fondet për funksionimin e EMV-së sigurohen nga BERZH-i. Tashmë është një model i ri tarifor në Maqedoninë e Veriut duke pasur parasysh të gjitha të dhënat”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Përkundër prodhimit vendas, vendi në muajt në vijim do të duhet të ndajë para për importin e energjisë elektrike.

“Nuk mund të ketë parashikueshmëri për tërë vitin, por deri në muajin e gjashtë do të ketë furnizim minimal me energji elektrike në periudhën e majit rreth 2 deri në 2.5 milionë euro dhe në qershor nëse nevojiten rreth 4 milionë euro. Kjo është diku midis 1 dhe 2 për qind të nevojës totale të vendit”, theksoi Vasko Kovaçevski – Drejtor i EMV-së.

Deri më tani nga buxheti për krizën energjetike janë ndarë 171 milionë euro për furnizim me energji elektrike dhe gaz. Autoritetet thonë se i gjithë gazi natyror do të furnizohet deri më 15 prill.

Pavarësisht krizës së mundshme pas vendimit të Rusisë që nga sot ky karburant duhet të paguhet vetëm me rubla, Bekteshi nuk pret që vendi të ketë problem.

Do të përdorim të gjitha alternativat që do të japë Bullgaria, nga ku vjen gazi për Maqedoninë.

Përndryshe, rubla ruse nuk është në listën tonë të kursit të këmbimit, kështu që transaksionet me të nuk mund të kryhen./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori