LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia pa ambasadorë në 29 shtete të botës

Maqedonia pa ambasadorë në 29 shtete të botës

Saktësisht 29 është numri ku Maqedonia nuk ka ambasadorë. Ose më mirë thënë – vetëm në 12 shtete në Evropë dhe dhe nëpër botë. Në mungesë të ambasadorëve, zbatuesit e detyrës e përfaqësojnë Maqedoninë, që nuk është niveli që kryesisht e presin shtetet nikoqire.

Mungesën e ambasadorëve si shefa të konsullatave diplomatike, sipas diplomatit Viktor Gaber në një intervistë të TV21, është arsye e mospërfilljes së interesave të Republikë së Maqedonisë, për shkak se ushtruesit e detyrës nuk mund t’i kryejnë të njëjtat obligime si ambasadorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gaber konsideron se Maqedonia ka kapacitete diplomatike që të dërgojë ambasadorë në vendet ku nuk ka. Por, shton se informatat për pengesat, që ja vendos Kabinetit të Kryetarit të Shtetit Gjorgje Ivanov, i cili, siç thotë, ka refuzuar listën e Qeverisë me propozimet për ambasadorë të ri. Përafërsisht të njëjtin interpretim e kishte edhe analisti Albert Musliu, i cili shton se Ivanovi edhe nga atje udhëheq me politikat e partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së.

Musliu shton se ambasadorët do të mungojnë derisa Ivanovi nuk është në pozitë të Kryetarit të shtetit. Para disa ditës, pas tre seancave të pa suksesshme, në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend, 4 ambasadorë i treguan platformat e tyre diplomatike. Pas mbarimit të procedurës, pritet për disa javë të shkojnë në punë e tyre, në Britani të Madhe, Norvegji, Poloni dhe Mal të Zi.

Maqedonia për momentin nuk ka ambasadorë as në ulësen e OSBE-së në Vjenë, dhe në Kombet e Bashkaura në Zhenevë dhe New York./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori