LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në fazë të verdhë, respektoni rekomandimet nga temperaturat e larta!

Maqedonia në fazë të verdhë, respektoni rekomandimet nga temperaturat e larta!

Territori i tërë Maqedonisë sot do të kaplohet nga faza e verdhë (alerte), deklaroi meteoalarmi nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të temperaturave të larta deri në 40 gradë C, Ministria e Shëndetësisë dje bëri thirrje që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta: mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë nda diellit, evitimi i qëndrimit në të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, veshmbathje e lehtë dhe me ngjyra të çelëta, konsunim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve të freskëta, e posaçërisht kujdes gjatë përgatitjes së ushqimeve.

Të sëmurëve kronik u rekomandohet që rregullisht ta marrin terapinë e caktuar. /Telegrafi/