LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me muaj të tërë pa ambasador në Bruksel

Maqedonia me muaj të tërë pa ambasador në Bruksel

Brkukseli mbetet i shqetësuar për shkak të zgjatjes së lojërave politike në Maqedoni, në kuadër të së cilave po zgjaten edhe pritjet për t’u emëruar ambasadorë i ri në Bruksel.

Për shkak të kufizimeve ligjore për emërime para zgjedhjeve lokale, është e qartë që Maqedonia nuk do të ketë ambasadorë në BE deri në fund të tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa shërbimet diplomatike evropiane thonë se ky afat do të jetë më i gjatë për shkak të mundësisë që opozita mund ta zgjasë emërimin e kandidatit të ri përmes Komisionit për Politikë të Jashtme, ku OBRM-PDUKM-ja për momentin ka më shumë deputetë se LSDM-ja.

Në BE përgjithësisht ekziston skepticizëm edhe për atë se sa është kaluar kriza politike në vend. Sipas burimeve diplomatike, Brukseli e kupton se ajo çfarë ndodhë në Parlament është demokratike, por e pakuptueshme është që akoma nuk mund të vlerësohet kur një çështje është e interesit kombëtar dhe të largohen lojërat politike.

Sipas informacionev jozyrtare, shefi i shtetit është deklaruar se do ta mbështesë çdo emërim të ambasadorit nëse bëhet fjalë për diplomatë profesional.

Kush do ta trashëgojë Andrej Lepacovin në këtë funksion akoma është e paqartë. Një nga emrat që përmendej është Dejan Gjorshoski ish-përfaqësues special i Maqedonisë në Bruksel në kohën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori