LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia merr leje për eksport të mishit të peshkut

Maqedonia merr leje për eksport të mishit të peshkut

Në një intervistë për AIM, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov tha se që nga 27 shtatori i këtij viti, Maqedonia do të vendoset në listën e shteteve objektet e të cilëve janë të miratuar për eksport të peshkut në Bashkimin Evropian me çka hapen perspektiva të reja për kompanitë e këtij sektori në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky miratim pritet të zyrtarizohet pas revizionit që kryen trupat inspektues të BE-së dhe pas inspektimeve të sistemit kontrollues në vend.


“Ky miratim hap perspektiva të reja për zhvillim të sektorit të peshkut, pas mundësisë që u krijua për kompanitë e Maqedonisë në sektorin e industrisë së mishit dhe pas lejes që morrën thertoret për eksport të mishit jo vetëm në vendet e BE-së por edhe për kalim tranzit nëpër BE drejt vendeve të treat”, tha Atanasov.

Për momentin, vetëm një operator do të bëjë eksport të prodhimeve të peshkut, kjo është një kompani që merret me paketimin e peshkut nga Argjentina dhe Greqia.

Sa i përket sigurisë së prodhimeve ushqimore në Maqedoni, Atanasov thotë se ushqimi është me nivel të lartë të sigurisë dhe se sistemi për kontroll të prodhimeve ushqimore është i harmonizuar me sistemin evropian. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë shkatërruar rreth 115 ton ushqim, nga të cilët 112 ton janë ushqim me prejardhje të kafshëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori