LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia mbështet regjisorin nga Kosova për filmin “Hana”

Maqedonia mbështet regjisorin nga Kosova për filmin “Hana”

Agjencia Maqedonase e Filmit sapo ka publikuar rezultatet e projekteve filmike fituese të konkursit të tyre të fundit ku projekti filmik “Hana” i regjisorit kosovar Ujkan Hysaj është njëri ndër ta.

“Hana” me skenar nga Fadil Hysaj dhe producent Kushtrim Koliqin, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2017 dhe për temë ka Sarën, një aktore e dhunuar gjatë luftës në Kosovë që bëhet protagoniste e një filmi të huaj që ka për temë dhunimin. Ndërsa përjeton të njëjtat situata, më në fund arrin të lirojë veten nga trauma e saj.


QKK gjithashtu njofton se ky është i katërti projekt filmik nga Kosova që brenda një viti gjejnë mbështetjen nga Maqedonia.