LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia lider në rajon për lindjet me prerje cezariane

Maqedonia lider në rajon për lindjet me prerje cezariane

Krahasuar me vitet e kaluara lindja me prerje cezariane edhe më tej shënon rritje – në vitin 2010, 5 për qind të lindjeve kanë qenë me prerje cezariane, ndërsa vitin e kaluar ka arritur në 8,1 pikë të përqindjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në shëndetësinë publiken gjatë vitit të kaluar ka pasur 20 mijë lindje, prej tyre madje 7 mijë janë me prerje cezariane.


Sipas të dhënave të Fondit për shëndetësi 63,8% e të gjithë llojeve të ndërhyrjeve kirurgjike realizohen në Shkup, respektivisht në institucionet shëndetësore publike dhe private me të cilët Fondi ka marrëveshje. Instituti udhëheqës është Spitali i përgjithshëm i qytetit „8 Shtatori“, në të cilin janë operuar madje 49 për qind të pacientëve./Telegrafi/