LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, keq me varfërinë dhe vdekjet nga ndotja

Maqedonia, keq me varfërinë dhe vdekjet nga ndotja

Maqedonia nuk ka shënuar përparim tek rritja ekonomike, puna me dinjitet dhe ulja e pabarazisë. Përmirësim i mesëm është arritur në zero-uri, shëndet të mirë, edukim cilësor, barazi gjinore dhe energji të pastër. Nga ana tjetër, është shënuar pak përparim lidhur me uljen e varfërisë, ndërsa punë e madhe i mbetet në shkollimin e popullatës, vdekshmërinë e foshnjave, vdekjet nga ndotja.

Maqedonia renditet e 57-ta në botë sipas indeksit që mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për vitin 2030, shkruan gazeta KOHA. Maqedonia renditet më mirë në indeksin SDG (Sustainable Development Goals) apo Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm se sa Shqipëria që është në vendin e 63 në botë, Mali i zi i 69-ti dhe Bosnje e Hercegovina, e cila renditet në vendin e 84.
Ndërsa, nga shtetet e rajonit – më mirë se ne renditet Sllovenia në vendin e 9-të, Kroacia është në vendin e 24, Serbia është e 37-ta, ndërsa Bullgaria renditet në vendin e 40-të. Indeksi i SDG-së, i publikuar para një jave, mat 157 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015.


Qëllimet e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm lëvizin në një hark të madh prej sigurimit të qasjes së ushqimit, zgjidhjes së problemit të varfërisë dhe deri tek përmirësimi i shëndetit në vitin 2030. Sipas renditjes së fundit, fushat ku Maqedonia nuk ka shënuar aspak përparim janë rritja ekonomike, puna me dinjitet dhe ulja e pabarazisë. Përmirësim i mesëm është arritur në zero-uri, shëndet të mirë, edukim cilësor, barazi gjinore, energji të pastër, përmirësim klimatik, jeta në tokë dhe paqe, drejtësi dhe institucione të forta. Nga ana tjetër, është shënuar pak përparim lidhur me uljen e varfërisë. Të dhënat më tej flasin se tek ne, shumë qytetarë vdesin nga ndotja e ajrit.

Gjithashtu, Maqedonia ka rezultate të dobëta lidhur me vitet e pritshme të shkollimit të popullatës, përdorimin e ulët të kontracepsionit, emetimin e madh të dyoksidit të karbonit nga karburantet, përqindjen e lartë të fëmijëve prej 5-14 vjeç të inkuadruar në punë… Vlerësime të dobëta ka edhe për shkallën e lartë të papunësisë, ndarjen e ulët të mjeteve për shkencë, indeksin e lartë të barazisë xhini në të ardhura, koncentrimin e lartë të mikro-grimcave të dëmshme për shëndetin dhe perceptimin e lartë për nivelin e korrupsionit.

Nga ana tjetër, Maqedonia shënon përparim në parandalimin e ngecjes së rritjes në gjatësi të fëmijëve, rendimentin e drithërave, shkallën e vdekshmërisë tek nënat në 100 mijë foshnje të lindura, shkallën e vdekshmërisë neonatale në 1000 foshnja, parandalimin e sëmundjes HIV, jetëgjatësinë, përqindja e lindjeve të ndjekura nga personeli i kualifikuar shëndetësor, shkalla e shkrim-leximit të moshave 15-24 vjeçare e dy gjinive, aksesin ndaj ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, vlerësimin e volitshëm të tatimeve etj. Në ndërkohë, ngjashëm me më shumë shtete të rajonit, sipas agjendës së Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030, Maqedonia duhet në tërësi të çrrënjosë varfërinë e mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me një dollarë në ditë.

Njëherazi, nevojitet një angazhim i madh edhe në fushën e kulturës, ambientit të pastër, barazisë së plotë të grave e kështu me radhë. Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals-SDG), nga Kombet e Bashkuara, i cili zëvendësoi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vitin 2015, përfshijnë dhënien fund të varfërisë, të mbrojë planetin dhe të sigurojë prosperitet për të gjithë. Secili qëllim ka objektiva specifike që duhet të plotësohen deri në vitin 2030. Por, sa afër janë vendet për t’i përmbushur ato? Për të gjetur, organizata jofitimprurëse “Bertelsmann Stiftung” dhe Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së kanë krijuar një indeks të ri që mat performancën e tyre. Indeksi i SDG, i publikuar para një jave, mat 149 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015.

Rezultatet më të mira kanë arritur shtetet si Suedia, Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Çekia, ndërsa në pesë vendet e fundit renditen Republika qendrore afrikane, Çadi,Kongo, Liberia dhe Madagaskari. Njëherësh, analiza thekson se edhe pse Suedia është renditur e para në këtë Indeks, kjo nuk nënkupton se ky shtet edhe ka arritur qëllimet e Indeksit. Kjo vetëm nënkupton se Suedia është më e mira në bazë të rezultateve në raport me shtetet e tjera, ndërsa çdo shtet përballohet me sfida të mëdha në arritjen e qëllimeve të indeksit. Ndryshe, në Samitin për zhvillimin e qëndrueshëm të mbajtur më 25 shtator të vitit 2015, shtetet anëtare të OKB-së kanë miratuar programin e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030 që përmban 17 qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm me qëllim të anulimit të varfërisë, luftës kundër jobarazisë dhe padrejtësive dhe zgjidhjes së problemeve klimatike deri në vitin 2030.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori