LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia humb në Strasburg, duhet të pagujë dëmshpërblim për dy vdekjet në burg

Maqedonia humb në Strasburg, duhet të pagujë dëmshpërblim për dy vdekjet në burg
Foto: Ilustrim

Dy romë, gjatë vitit 2017, në rrethana të panjohura kishin vdekur në burgun e Idrizovës. Rasti kishte shkuar në Gjykatën e Starburgut dhe tashmë është sjellë vendim në favor të palës së dëmtuar, për çfarë shteti i Maqedonisë së Veriut rrezikon të paguajë të dëmshpërblim për 24 mijë euro.

Këtë e kanë njoftuar nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve.


“Adrias Rexhepov, rom, 21-vjeçar, ka vdekur në Burgun e Idrizovës, Shkup më 11 mars të vitit 2017-të. U njoftua se ka vdekur nga mbidoza e metadonit, edhe pse nuk ka qenë përdorues i drogës. Ka dëshmi, se orët para vdekjes së tij, Rexhepov ka qenë i ekspozuar ndaj torturës. Prindërit e tij do të marrim dëmshpërblim prej 6 mijë euro ndaras. Jusinov Erdal, 25-vjeçar i cili ka vdekur më 27 mars të vtit 2017-të, në burgun e Shtipit, pasi disa orë para se të vdiste, nuk i është dhënë ndihmë mjekësore. Jusinov ka qenë i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Edhe në këtë rast ka dëshmi se viktima është malltretuar nga ana e rojës së burgut dhe mjekësve. Motra e tij do të marrë dëmshpërblim 12 mijë euro”; thuhet në njoftimin e QEDR-së, përcjell TV21.

Nga Qendra, shtojnë se këto dy vrasje ishin seri e katër vrasjeve të dyshimta brenda 9 muajve gjatë vitit 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori