Maqedonia e Veriut me një këmbë në NATO, vendoset flamuri para Qeverisë (Foto/Video)
Sot para Qeverisë së Maqedonisë në mënyrë solemne është vendosur flamuri i NATO-s, pasi u nënshkrua protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrotjes Radmilla Sheqerinska dhe funksionarët tjerë qeveritar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaev në fjalimin e tij tha se këto ditë janë mjaft të rëndësishme dhe se së shpejti do të zyrtarizohet edhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë periudhës së ardhshme do të jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në pjesën më të rëndësishme të shtetit. E ardhmja më nuk është fat, pasi e kemi në duart tona. Këto ditë e fillojmë një etapë komplekse të shtetndërtimit, sipas standardeve evropiane. Me vendimet e Kuvendit tonë dhe Kuvendit të Greqisë, ne marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Pas ratifikimit të protokolleve nga vendet-anëtare në NATO, zyrtarisht Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Aleancës”.
“Sot vendosim flamurin e NATO, i cili nuk është vetëm simbol, por edhe realitet. Shumica e qytetarëve kanë qenë “pro” anëtarësimit në NATO. Ju qytetarë nga dita e parë e pavarësisë, e keni pranuar NATO-n si organizatë më të madhe. Falë mbështetjes suaj, ne do të ulemi në masë të njëjtë me 29 shtetet tjera. Dua të falënderoj ata që dhanë jetën në misionet paqeruajtëse të NATO-s”, tha mes tjerash Zaev.
Ndryshe, sot pritet që Sllovenia të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa më herët e ka bërë edhe Greqia./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë