LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut vendosin marrëdhënie diplomatike

Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut vendosin marrëdhënie diplomatike

Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në Seul.

Komunikatën e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në selinë e KB-së në Nju-Jork e nënshkruan ambasadori i Koresë së Jugut, Ço Tae-jul dhe ushtruesi i detyrave në Misionin e Maqedonisë së Veriut në Organizatën Botërore, Sanja Zografska Krstevska, transmeton agjencia e lajmeve Jonhap.


Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Koreja e Jugut pret marrëdhënie të përforcuara bilaterale me Maqedoninë e Veriut në plan politik dhe ekonomik, si dhe përforcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, thuhet në kumtesën e MPJ-së jugokoreane.

Maqedonia e Veriut është vendi i 191-të me të cilin Koreja e Jugut ka vendosur marrëdhënie diplomatike./Telegrafi/