LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia deri në fund të verës synon imunitetin kolektiv

Maqedonia deri në fund të verës synon imunitetin kolektiv

Deri në fund të verës së vitit 2021, në Maqedoni të Veriut planifikohet që të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve dhe me këtë të arrihet imuniteti kolektiv, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe tha se në Maqedoni të Veriut tashmë kanë arritur rreth 300 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit, ku pjesa më e madhe e tyre janë të kompanisë kineze, Sinopharm. Sipas Filipçes, kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë janë vaksinuar edhe me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, Pfizer, si dhe me vaksinën e prodhuar në Rusi, Sputnik V.

Sipas tij, të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka vend për shqetësim, duke shtuar se me marrjen e këtyre vaksinave, po shpëtohen jetë njerëzish.

“Nuk ka asnjë dilemë: të gjitha vaksinat janë njësojë efikase sa i përket mbrojtjes nga format e rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjes së rezultat i sëmundjes COVID-19”, u shpreh ministri Filipçe.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se deri më tani procesi i vaksinimit në masë po shkon në rregull dhe tashmë janë vaksinuar afër 100 mijë qytetarë.

Vera Stojcevska-Antiq, 82-vjeçare, i tha Radios Evropa e Lirë se nga të gjitha vaksinat që janë në dispozicion, ajo preferonte që ta merrte vaksinën e kompanisë Pfizer, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech.

Por, Vera nuk ka mundur që të zgjedhë këtë vaksinë pasi kur shkoi në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, që është shndërruar në sallë vaksinimi, asaj iu kumtua lajmi se doza të Pfizerit nuk ka në dispozicion. Ajo më pas vendosi që të marrë vaksinën Sinopharm, që prodhohet në Kinë.

“Mjekja më tha se edhe vaksina kineze e kompanisë Sinopharm është e mirë. Ajo më sqaroi se nëse e refuzoj të njëjtën dhe pres që të arrijnë vaksinat e Pfizerit, kjo periudhë mund të zgjasë dhe në ndërkohë mund të infektohem dhe ta vë veten në rrezik. Andaj vendosa që të vaksinohem me këtë vaksinë që ishte në dispozicion”, thotë ajo.

Ndërkaq, Etmira Zhuta, që punon në një kopsht të fëmijëve në Strugë, thotë se për të është i rëndësishëm vaksinimi, pasi siç tregon, ajo ka kontakt për ditë me fëmijët dhe prindërit e tyre.

“Që në momentin e parë vendosa që ta marrë vaksinën. Pse? Normalisht për t’u mbrojtur. Shpresoj që do të na mbrojë. Nuk kisha asnjë dilemë rreth marrjes së vaksinës. Punoj me fëmijë të vegjël dhe siç e dini, fëmijët në kopshte, meqë janë shumë të vegjël, nuk mbajnë maska mbrojtëse. Kështu që e kemi të domosdoshme të mbrohemi përmes vaksinave”, thotë Etmira.

Në anën tjetër, Sevxhane Gashi, që është motër medicinale, për më shumë se një muaj po punon në qendrën e vaksinimit në Shkup. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani, asnjë person që ka marrë vaksinën nuk ka pasur efekte të rënda anësore.

“Gjatë kësaj kohe, tashmë një muaj jam e angazhuar këtu, nuk kemi pasur probleme me pacientët, por gjithçka është zhvilluar në mënyrë normale. Qytetarët bëjnë më shumë pyetje dhe pas marrjes së vaksinës, presin disa minuta, për të parë nëse u shfaqet ndonjë alergji apo ndonjë indikacion. Por, deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tillë”, thotë ajo.

Vaksinimi në masë kundër koronavirusit, përveç në Shkup, po zhvillohet edhe në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër. Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që përmes platformës elektronike vaksinacija.mk të regjistrohet për të caktuar terminin për vaksinim. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori