LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vendimi për çmimin e ri të rrymës do të dihet javën e ardhshme

Maqedoni, vendimi për çmimin e ri të rrymës do të dihet javën e ardhshme

53 euro për megavat orë është çmimi që kanë ofruar termocentralet shtetërore në tenderin e publikuar nga furnizuesi Universal EVN HOME. Çmimin e rrymës së prodhuar EMV do ta shesë deri në fund të këtij viti. Ndryshe nga oferta e vitit të kaluar, çmimi i ri është 5,3 për qind më i ulët se ai aktual, sqaron EVN.

“Në tenderin e sotëm për blerjen e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve, për periudhën korrik-dhjetor 2023 është pranuar vetëm një ofertë nga SHA EMV. SHA EMV i ofroi EVN Home çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike prej 53 euro për megavat orë. Komisioni Rregullator i Energjisë, do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike në periudhën e ardhshme dhe do të varet nga disa parametra hyrës”, thanë nga EVN Home.


Ndonëse organi rregullator ende nuk ka marrë vendim se cili do të jetë çmimi i ri, kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk do të ketë rritje.

Unë mund t’i siguroj qytetarët se nuk do të ketë shok në çmim, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, dhe tashmë kemi burime të caktuara financiare në buxhet për masat kundër krizës që do ta ndihmojnë EMV-në, deklaroi Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Komisioni rregullator tashmë ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet çmimi i ri i energjisë elektrike. Të gjitha llogaritjet e dorëzuara nga MEPSO, MEMO dhe EVN Home duhet të analizohen, duke përfshirë kostot e kompanive që i kanë raportuar në KRRE. Ajo që dihet me siguri është se nga 1 korriku qytetarët do të paguajnë TVSH, me rritje prej 18 për qind. Tarifa e lirë e premtuar nuk do të fillojë nga i pari, sepse EVN-së i duhet më shumë kohë për t’i rregulluar të gjithë njehsorët elektrik në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori