LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal fillon të hënën

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal fillon të hënën

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni do të fillojë më 5 nëntor (e hënë) në qendrat për shëndet publik në vend.

Këtë vit, për herë të parë vaksinimi do të jetë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me pension mesatar dhe nënmesatar, si dhe për ata pa pension, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për personat e tjerë të cilët dëshirojnë të vaksinohen, shuma për vaksinë do të jetë 650 denarë.

“Janë siguruar gjithsej 28.000 doza të vaksinave për mbrojtje nga gripi sezonal për vitin 2018/2019. Bëhet fjalë për vaksinën më të re katërvalentëshe kundër gripit, e cila mbron nga katër lloje të ndikimit dhe është prodhim i kompanisë farmaceutike franceze ‘Sanofi Paster’”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksina kundër gripit nuk është obliguese dhe jepet në bazë vullnetare, por është e rekomanduar për të sëmurët kronikë dhe pacientët e moshuar./Telegrafi/